Clubworldranking: Shkëndija klubi më i mirë nga Maqedonia

No image

Shkëndija renditet e 624-ta nga 1000 klube të përfshira në renditjen e klubeve më të mira në botë, duke rezultuar klubi më i mirë nga Maqedonia. Kjo renditje vjen pas ecurisë së ‘kuqezinjëve’ në kualifikimet e Liga Evropës.

 

Portali i specializuar dhe me renome www.clubworldranking.com për radhitjen e klubeve më të mira botërore, bazuar vetëm në paraqitjen e tyre në garat ndërkombëtare ka shpalosur renditjen e fundit në të cilën Shkëndija rezultuar skuadra me e mirë nga Maqedonia. Në krye të kësaj liste gjendet Barcelona, ndërsa ndiqet nga Real Madridi, Atletiko Madridi dhe Bayerni i Munihut.‘Kuqezinjtë’ kishin ecuri të shkëlqyeshme në eliminatoret e sivjetshme në Liga Europa, duke kaluar tre xhiro para se të eliminoheshin pengesën e fundit play-off para hyrjes në fazën e grupeve. Shkëndija në raundin e parë me dy fitore (2:0 dhe 1:2) eliminoi Krakovian e Polonisë, më pas kaloi Neftchi Bakun e Azerbajxhanit (0:0 dhe 2:0), ndërsa në raundin e tretë ishin më të suksesshëm se Mllada Boleslav nga Polonia (fitore 2:0 dhe humbje 1:0). Në play-off ‘kuqezinjtë’ u paraqitën shkëlqyeshëm në ndeshjen e parë në Belgjikë me Gentin ku u mundën 2:1 me dy gola të pranuar në fund të pjesës së parë dhe të dytë, ndërsa në Shkup u mundën me 4:0. Kjo ecuri ka bërë që Shkëndija me 860 pikë të zë vendin e 624 në botë nga gjithsej 1 000 klube të përfshira në këtë renditje. Gjithsesi kjo pozitë e vëndon Shkëndijën në pozitën më të lartë nga klubet e Maqedonisë, që gjithsesi ishte për tu pritur duke u bazuar në faktin se vetëm skuadra jonë arriti verën e kaluar në Europë të luajë më shumë se një xhiro.