Çelikoviç me lëndim të lehtë, rikuperohet për një javë

No image

Asgjë serioze me lëndimin e Ivan Çelikoviçit, pasi mbrojtësi i majtë pritet të rikthehet në terren mbrenda një jave. Testet mjekësore kanë vërtetuar se lëndimi i pësuar në fillim të takimit të xhiros së 7-të në LPFM të dielën në Shkup kundër Skopjes nuk është i natyrës së rëndë. Futbollisti ka pësuar distorzion të shkallës së parë në kyçin e këmbës dhe ekipi mjekësor parashikon që rikuperimi i plotë të zgjas një javë.

Kjo nënkupton se kroati do të mungojë në ndeshjen e të mërkurës me Renovën, ndërsa nëse gjithçka do të jetë si duhet besohet se do të jetë gati për në fundjavë.