Caktohen ndeshjet kontrolluese për në Antalia

No image

Kuqezinjtë do të zhvillojnë katër takime testuese në fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

KF Shkëndija vazhdon fazën përgatitore në Tetovë, ku stafi teknik vëmendje më të madhe po i kushton akumulimit të forcës fizike dhe kondicionale, para se në fazën e dytë të hidhet vëmendja te ndërtimi i lojës për vazhdimin e kampionatit.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë katër takime testuese në fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë Më shumë 👉 http://bit.ly/2TzbFtb

Posted by KF Shkëndija on Sunday, January 19, 2020

Pikërisht për këtë arsye, stafi teknik në bashkëpunim me kryesinë kanë caktuar tashmë itenerarin e përballjeve kontrolluese që do të zhillohen në kuadër të fazës së dytë përgatitore në Antalia të Turqisë, prej 23 janar deri më 8 shkurt.

Orari i ndeshjeve kontrolluese në Antalia:

K.F. Shkëndija – FC Sered (Sllovaki)                      26/01/2020
K.F. Shkëndija – MFK Karvina (Çeki)                    30/01/2020
K.F. Shkëndija – Randers FC (Danimarkë)          04/02/2020
K.F. Shkëndija – Slovan Liberec( Çeki)                 07/02/2020

Share Now

Related Post