Blick.ch nga Zvicra pyet nëse do të preket rekordi i Shkëndijës!?

Mënyra bindëse e fitimit të titullit të kampionit sezonin e kaluar nga Shkëndija paraqet rekord në suaza Europiane sa i përket diferencës së pikëve me vendin e dytë. Prestigjiozja zvicerane Blick.ch potencon suksesin e kuqezinjëve, duke hapur dilemën nëse ndonjë skuadër do të mund të prek rekordin e Shkëndijës. 
 

Ngritja e kuqezinjëve nga viti në vit ka bërë që Shkëndija tashmë të fitojë imazh edhe në vendet më të avansuara dhe jo të rralla janë rastet kur ekipi gjen hapsirë në media prestigjioze europiane. Dhe kjo ndodh jo vetëm për paraqitjet në Europë, jo vetëm kur kemi përballë me Milanin, Red Bull Salzburgun, Rosenborgun, Gentin, Helsinkin, e kështu me rradhë, por edhe për arritjet në skenën vendore. Rasti i fundit vjen nga Zvicra, kur prestigjiozja Blick.ch merr Shkëndijën si shembull si bartëse e rekordit për fitimin e titullit të kampionit me diferencën më të madhe ndaj vendit të dytë. +35 pikët e Shkëndijës ndaj Vardarit nga sezoni garues 2017/2018 deri tani janë të paprekshme në gjithë Europën dhe më gjërë dhe Blick.ch potencon se duhet sforco e madhe që ndonjë ekip të prek këtë arritje.
 

Arsye për të bërë këtë analizë është diferenca e liderit aktual të Super Ligës së Zvicrës, ku Young Boys në pauzën e dimërit shkoi me 19 pikë më shumë se vendi i dytë. Pyetja e hapur e Blick.ch është nëse kjo skuadër do të jetë e denjë për të synuar këtë rekord, për më shumë që askush më parë nuk ka mundur të bëjë atë Shkëndija realizoi sezonin e kaluar. Më tej analizohet sezoni i Shkëndijës me duke potencuar faktin se në pauzën dimërore kuqezinjtë kishin ‘vetëm’ tetë pikë përparësi para Vardarit.

“Historia europiane e futbollit u shkrua më 20 maj 2018 në Tetovë, qytet në veriperendim të Maqedonisë dhe vendlindja e Blerim Xhemailit”, thuhet në fillim të raportit të Blick.ch, duke vijuar: “35 pikë përpara! Asnjëherë më parë në Evropë një klub nuk ka dominuar ligën vendore aq shumë. Një rekord që Young Boys do ta thyejë tani? Matematikisht mjaft e mundshme, pasi në gjysmësezonit skuadra nga Berni është 19 pikë përpara.

Në vijim përmenden rekordet momentale në disa liga dhe në Zvicër është gjenerata e Bazelit e udhëhequr nga Xherdan Shaqiri që në vitin 2012 fitoi titullin me 20 pikë më shumë se vendi i dytë. Në Gjermani rekordi është i Bayernit të Munihut që nën drejtimin e Jupp Heynckes në vitin 2013 kishin 25 pikë avantazh. Në Angli Manchester City me Pep Guardiolën në vitin 2018 doli kampion me 19 pikë avantazh.

Linku i blick.ch https://www.blick.ch/sport/fussball/superleague/berner-jagen-mazedonier-wird-yb-der-souveraenste-europaeische-meister-aller-zeiten-id15148715.html

Ky raport i këtij mediumi të njohur zviceran është një tjetër tregues për nivelin që prekin kuqezinjtë në suaza ndërkombëtare dhe jo vetëm si rezultat i pranisë mediale, por edhe falë punës dhe sukseseve të arritura në skenën vendore dhe europiane.

Share Now

Related Post