Biletat për Shkëndija-RB Salzburg tashmë në shitje

No image

Mos humbisni përballjen e rradhës të kuqezinjëve në Champions League, kur të martën (14 gusht) në Shkup përballemi me gjysmëfinalistin e edicionit të kaluar të UEFA Europa League, Red Bull Salzburg.

Biletat për takimin e kthimit të xhiros së tretë eliminatore të Champions League tashmë janë në shitje dhe mbështetja e fuqishme nga tribunat do të jetë shtytje e madhe për futbollistët në tentimin për të provuar të nxjerin më të mirën kundër Red Bull Salzburgut të martën në Shkup me fillim në orën 20:15.
Të gjithë të interesuarit për të ndjekur përballjen e ardhshme europiane të Shkëndijës mund të pajisen me biletë paraprakisht me qëllim për të shmangur pritjet e panevojshme para sporteleve në ditën e ndeshjes.
Biletat jenë në treg nga dita e premte (10 gusht), janë të kategorizuara me çmime në bazë të pozicionit në tribuna, ndërsa shiten në disa pika

Pikat e shitjes:
? Shkëndija FANSHOP , Tetovë
? Monaco Tobaco , Tetovë
? Vona 5, Gostivar
? Jugoton, Shkup
Online në www.mktickets.mk

Çmimet: 200 MKD, 400 MKD dhe 600 MKD.