Bejtullai e Sadriu angazhohen në ekipet përfaqësuese

No image

Pas kompletimit të xhiros së katërt pason pauza kampionale shkaku i ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Embed from Getty Images

Derisa skuadra do të shfrytëzojë këtë periudhë për minipërgatitje, Kapiteni ynë Egzon Bejtullai është përfshirë në listën e fundit të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Armenisë dhe Gjeorgjisë.

Ndërkohë Leard Sadriu grumbullohet nga Kosova U21 për ndeshjen me Anglinë U21.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME