Bejtullai dhe Demiri nuk pranojnë rinovimin me Shkëndijën

Përkundër ofertave për zgjatje të kontratave me dyfishim të pagave aktuale, Egzon Bejtullai dhe Besir Demiri kanë refuzuar të njëjtat, duke lënë të kuptohet se të ardhmen e tyre e shikojnë larg Shkëndijës. Në kushte të këtilla është e pakuptimtë që loja të ndërtohet rreth tyre dhe klubi detyrohet të dy futbollistët t’i distancojë nga planet për të ardhmen. Për dallim nga ta, periudhën e kaluar rinovimin kanë pranuar Ibraimi (për tre vite) dhe Zahov (dy vite).

Duke u nisur nga nevoja e definimit strategjik të statusit të lojtarëve që performuan shumë mirë në rrugëtimin e klubit deri këtu, bordi i pronarëve, së bashku me shefin e stafit teknik dhe kryesinë e klubit bënë të përpjekje maksimale për të vazhduar kontratat e futbollistëve.

Në këtë proces, u vazhdua kontrata edhe për tre vite me Besart Ibraimin, për dy vite me Kostadin Zahovin, ndërkohë që nuk u gjet mirëkuptimi edhe nga Egzon Bejtullai dhe Besir Demiri, të cilëve klubi u propozoi vazhdimin e kontratave së paku edhe për dy vite tjera, duke u ofruar dyfishimin e pagës financiare aktuale të tyre.

Përkundër kësaj dhe periudhës gati një mujore gjatë së cilës klubi priti përgjigjen e tyre, në fund morëi refuzimin për gadishmërinë e tyre që të vazhdojnë këtë rrugëtim të përbashkët. Në këto rethana, statusi i tyre në klub do të ndryshojë dukshëm dhe do kalojë në regjimin pasiv të tyre, deri në skadimin e plotë të kontratave. Në lidhje me këtë shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviç, shprehet se nuk do të ishte e kuptimtë që bazën e ekipit ta ndërtojë në futbollistë të cilët të ardhmen e tyre e shikojnë jashta Shkëndijës.

3

“Mua si trajner më vjen keq për këtë situatë të krijuar. Megjithatë situata është e tillë që klubi planifikon të ardhmen në planë afatgjatë dhe në këtë drejtim do të llogaritet vetëm në futbollistë të cilët janë 100% të koncentruar në sukseset e klubit dhe assesi për lojtarë që mendojnë vetëm për karrierat e tyre personale, të cilët të ardhmen e tyre e shohin jashta Shkëndijës”, deklaroi shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviç.

Me keqardhje duhet të nënvizojmë se strategjia afatgjate për zhvillimin dhe rritjen e klubit kërkon një diciplinë dhe përcaktim pa kalkulime individuale, me qëllim të përmbushjes së objektivave strategjike të klubit me një sponsor kaq serioz, stabil dhe strategjik. Më se tre vite që nga momenti kur “Ecolog tha Po” asnjëherë nuk mbeti i papërmbushur asnjë detyrim i vetëm i paraparë në kontrata të klubit ndaj asnjë futbollisti, pavarësisht nga performanca dhe kontributi i tyre.

Për këtë përkushtim të sponzorit kërkohet edhe përkushtimi individual dhe ekipor i çdo lojtari, me qëllim të përmbushjes së targeteve strategjik të klubit, gjithashtu aq të dëshiruara edhe nga publiku jonë në përgjithësi, me “Ballistët” në veçanti.

Egzonit, Besirit dhe gjithë të tjerëve që mund të gjinden në situata të ngjashme, me kohë u janë shpjeguar gjithë këto objektiva, duke kërkuar prej tyre përcaktim në të mirën e dy paleve, por që për rethana të pakuptueshme për klubin, u refuzuam!

Përgjegjësinë për fatin e tyre profesional e mbajne vetë futbollistët si kontraktues profesional në klubin që u rritën tash e sa vite bashkë me ne.

KF Shkëndija ndjen keqardhje për këtë situatë të krijuar, por ishin vetë futbollistët që zgjodhën këtë rrugë.

Share Now

Related Post