Barazim pa gola me RNK Split

No image

Shkëndija ka barazuar 0:0 me ekipin kroat RNK Split në ndeshjen e 5-të kontrolluese në fazën dimërore të përgatitjeve. Pjesa e parë solli një Shkëndijë shumë të mirë dhe agresive, që mbajti në presion kundërshtarin, mirëpo nuk arriti të gjejë rrjetën. Ky është barazimi i parë, pas 4 fitoreve në ndeshjet paraprake.

2

Skuadra ‘kuqezi’ është ndalur me barazim pa gola në ndeshjen e pestë kontrolluese në këto përgatitje, ndërsa e treta në Antalia. Në një përballje interesante me ekipin e vendit të katërt të futbollit elitar të Kroacisë, RNK Split, djemtë e trajnerit Akrapoviç sollën një pjesë të parë shumë të mirë, e cila duhet të shërbejë si model loje për të ardhmen, përjashtuar efikasitetin që kësaj rradhe mungoi. Agresivë, të saktë në pasime, presion i shkëlqyeshëm që solli shumë topa të vjedhur dhe aksione të mira që për fat të keq nuk sollën asnjë realizim.

211

Shke-Split

Nexhipi në minutën e 5-të godet rrezikshëm skaj portës, pasi paraprakisht u zhvillua një prej aksioneve më të bukura të takimit. Disa sekonda më vonë pas një topi të vjedhur Radeski godet mbi portë. Spliti u kanos në minutën e 6-të kur intervenon Zahov dhe Cuculi, ndërsa në anën tjetër mundësi e re për Radeskin, por që ndalet nga portieri Zagorac. Në minutën e 21 tentim i pasuksesshëm i Nexhipit, ndërsa në të 25-tën Ibraimi me disa finte të bukura ‘shashtris’ tre mbrojtës kundërshtar, mirëpo tentimi i Radeskit ndalet nga Zagorac.

Shke-Split-Nexh

SHKËNDIJA-RNK SPLIT 0:0 (0:0)

Tereni në kompleksin sportiv Susesi

Golashënues: /

SHKËNDIJA: Zahov, Todorovski, Bejtullahi, Cuculi, Demiri (Jusufoviq 53’), Vujçiq, Alimi (Totre 68’), Nexhipi (Pollozhani 53’), Merajiq, Radeski (Shefiti 87’), Ibraimi (Asani 72’).

Trajner: Bruno Akrapoviç

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.