RAPORTI I NDESHJES – Maribor vs Shkëndija | Barazim me kampionin e Sllovenisë

No image

Shkëndija ka barazuar 1:1 me Mariborin në testin e tretë dhe të fundit në përgatitjet që zhvillohen në Slloveni. Tani vëmendja kthehet kah sfidat me Daçian e Moldavisë në Liga Evropa.


Kur kanë mbetur pak më shumë se një javë deri në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Liga Evropës, “kuqezinjtë” kanë matur forcat me një kundërshtar shumë cilësor si që është kampioni slloven, Maribori. Në një takim interesant pjesa e parë sollo futboll cilësor me mundësi shënimi në të dyja portat. Maribori kaloi herët në epërsi kur Zahoviç në minutën e katërt u gjet në pozitë idale dhe me një të djathtë të fortë realizon për 1:0. Shkëndija përgjigjet në minutën e 9-të me goditje të fortë të Ibraimit që kontrollohet nga portieri kundërshtar. Mirëpo kjo ishte vetëm paralajmërim i asaj që ndodhi një minut më vonë kur Ibraimi pranon topin para zonës dhe godet saktë për barazim 1:1. Dy ekipet në  vazhdim kishin perirudhat e tyre, Shkëndija në në minutën e 30-të mundej të avansojë kur Junior dha asist të bukur nga e djathta, mirëpo askush nuk gjendet në zonë për të shënuar me topin që shëtit para portës. Në anën tjetër vendasit kishin mundësi të 100%, por Zahov shfaqet me pritje fenomenale duke shpëtuar gol të sigurtë.
Pjesa e dytë solli imazhe të njejta në teren, dy ekipet kishin raste shënimi, trajneri Osmani inkuadroi në lojë edhe disa të rinjë, mirëpo në fund rezutati mbeti i barabartë 1:1.

FOTOGALERIA E PLOTË

MARIBOR-SHKËNDIJA 1:1 (1:1)
Tereni në Odranci-Slloveni
Golashënues: Bohar 4′ (Maribor), Ibraimi 10′  (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zahov, Todorovski, Bojku, Cuculi, Çelikoviç, Vujçiç, Alimi, Totre, Junior, Abdurahimi, Ibraimi.
Luajtën edhe: Çilafi, Shefiti, Zejnullai, Juffo, Taipi, Fazllagiq
Trajner: Qatip Osmani