Angazhohet mbrojtësi argjentinas Parrino

No image

Elian Franco Parrino është mbrojtës i ri i Shkëndijës, pasi ka arritur marrëveshje për bashkëpunim dyvjeçar. 27-të vjeçari me cilësinë dhe përvojën e tij pritet të përforcojë repartin defenziv. Së shpejti do të bëhet prezantimi i tij me fanellën ‘kuqezi’.

elian-parrino

Shkëndija angazhon argjentinasin Elian Parrino si përforcim për repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për futbollist 27-të vjeçar me përvojë nga kampionate të ndryshme, ndërsa pritet të ngrejë nivelin e cilësisë në defanzivën ‘kuqezi’ edhe pse mund të luajë edhe si mesfushor i fundit. I lindur në Rosario të Argjentinës, Parrino karrierën e ka nisur te Estudiantes de La Plata në Argjentinë, ndërsa në vitin 2010 ishte transferuar te Sheffield Unitednë Angli. Ka luajtur edhe me Juventud Antoniana, Instituto Atletico dhe Douglas Haig në Argjentinë, në vitin 2014 ishte pjesë e Lokomotiv Plodlivit në Bullgari, ndërsa në Shkëndijë vjen nga Coquimbo Unido e Kilit.
Me Shkëndijën ka gjetur akord për bashkëpunim dy vjeçar, ndërsa së shpejti do të prezantohet me fanellën ‘kuqezi’.