Angazhimi i Brdariç-it prezanton Shkëndijën në mediat gjermane

No image

Prestigjiozet Bild.de, Express.de, Goal.com, Sportal.de dhe media tjera të shkruara dhe elektronike njoftojnë për kalimin e Brdariçit në rradhët e Shkëndijës, duke njoftuar me këtë rast opinionin edhe për skuadrën ‘kuqezi’.

 7

‘Kuqezinjtë’ të shtunën zyrtarizuan Thomas Brdariçin si shef të ri të stafit teknik dhe kjo ka bërë që media të shumta prestigjioze në Gjermani të shkruajnë për këtë lëvizje me këtë rast duke prezantuar edhe Shkëdijën. Angazhimi i gjermanit Thomas Brdariç përveç pritjeve për realizim të objektivave sezonale në këto ditë të para të tij në skuadër kanë rezultuar shumë pozitive në aspekt të prezantimit të klubit.

expres-goal

 

bild-sportal

Ardhja e Brdariçit në Tetovë ka bërë bujë në mediat më prestigjioze në Gjermani, që njoftojnë për klubin e ri të ish-reprezentuesit të Gjermanisë dhe ish-anëtar i klubeve të njohura gjermane si Bayer Leverkusen, Shtutgard, Wolfsburg dhe Hannover. Prestigjiozet Bild.de, Express.de, Goal.com, Sportal.de dhe media tjera të shkruara dhe elektronike njoftojnë për kalimin e Brdariçit dhe ndihmësit të tij Friedrich në rradhët e Shkëndijës, duke njoftuar me këtë rast opinionin edhe për skuadrën ‘kuqezi’.