Almir Rexhepi firmos kontratë profesionale

No image

Mbrojtësi 18-të vjeçar është produkt i shkollës së futbollit Shkëndija, ndërsa firmos kontratën e parë profesionale me kuqezinjtë.

Shkëndija mendon për të ardhmen dhe paralel me prurjet e kësaj merkato si përforcime për skuadrën e parë, kryesia e klubit me kujdes ka vepruar edhe me talentët e pranishëm në ekipet e moshave. Në këtë drejtim klubi konfirmon marrëveshjen profesionle me mbrojtësin Almir Rexhepi, lojtar standard edhe me kombëtaren U19 të Shqipërisë. Kryesia dhe stafi teknik kanë vlerësuar paraqitjet e lojtarit që është monitoruar tashmë një periudhë, duke vendosur që të njejtin ta shpërblejnë me kontratë tre vjeçare.


“Është ndjenjë e mrekullueshme të firmos kontratë profesionale me Shkëndijën. Një ëndërr që bëhet realitet dhe për të cilën kam punuar shumë. Tash kur realizohet ky qëllim, jam shumë i motivuar të punoj me përkushtim edhe më të madh për të bindur stafin teknik dhe kryesinë se me të drejtë kanë besuar të unë”, shprehet Almir Rexhepi pasi zyrtarisht firmosi kontratën e tij të parë profesionale.
Bëhet fjalë për lojtar 18-të vjeçarë që luan në dy pozita, si mbrojtës i majtë dhe qendër, aktualisht kapiten i ekipit U19 të Shkëndijës, gjeneratë që dy sezonet e kaluara fitonte titullin e kampionit, ndërsa pozicionohet në vendin e parë edhe në sezonin aktual. Almir Rexhepi është bashkuar me ekipin e parë që në start të fazës përgatitore dhe tashmë punon nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka.

Pjesë e ekipit të parë të Shkëndijës në të ardhmen do të jetë edhe Florent Ramadani, i cili kthehet nga huazimi 6 mujor te Drita e Bogovinës. Zyrtarisht golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Super Ligën e Maqedonisë për juniorë do të duhet të dëshmohet tashmë në ekipin senior të kuqezinjëve ku pritet nga ai janë të mëdha.

Mesfushori Besart Rexhepi huazohet te Gostivari për 6 muaj, ndërsa vazhdojnë qëndrimin në formë huazimi edhe në sezonin pranveror Arlind Aliti te Struga T&L dhe Ensar Luma te Gostivari.

📸Besart Rexhepi – Shkëndija vs Sileks

Ndërkohë nuk është më pjesë e Shkëndijës sulmuesi Berat Beqiri, i cili me marrëveshje ka shkëputur kontratën.

KF Shkëndija vazhdon punën në Tetovë edhe dy ditët e ardhshme, ndërsa nga e enjtja skuadra transferohet në Antalia të Turqisë ku do të vijojë fazën e dytë të përgatitjeve.

Share Now

Related Post