Alimi pjesë e Maqedonisë kundër Sllovenisë dhe Bullgarisë

Mesfushori i Shkëndijës ka marrë ftesë për të qenë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjet kontrolluese me Slloveninë dhe Bullgarinë më 23 dhe 29 mars në Koper dhe Shkup.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kontrolluese me Slloveninë dhe Bullgarinë në fund të muajt mars. Në mesin e futbollistëve të ftuar gjendet mesfushori i Shkëndijës, Armend Alimi, i cili me grumbullimin në ekipin përfaqësues merr vlerësim për paraqitjet e mira në kontuinitet për skuadrën ‘kuqezi’.

Maqedonia më 23 mars në Koper do të testohet nga Sllovenia, ndërsa më 29 mars në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup do të zhvillojë takimin e dytë kontrollues në këtë orar të FIFA-s përballë përfaqësueses së Bullgarisë.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.