Akreditimet e mediave dhe press para ndeshjes me Tottenham

No image

Kuqezinjtë të enjten në Shkup zhvillojnë takimin e rradhës europian kur përballen me Tottenham Hotspur FC në xhiron e tretë eliminatore të UEFA Europa League. Me këtë rast të mërkurën para mediave do të flasin trajneri Gjoka dhe kapiteni Bejtullai. Ndërkohë mediat për akreditime mund të aplikojnë në emailin [email protected] deri të mërkurën në orën 12:00. Tottenham nuk do të organizojë pres dhe seancë stërvitore para ndeshjes në Shkup.

Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs TOTTENHAM HOTSPUR FC (Angli) në kuadër të xhiros së tretë eliminatore të UEFA Europa League që do të zhvillohet më 24.09.2020 (e enjten) në Shkup, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën [email protected].

Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 12:00 të datës 23.09.2020 (e mërkurë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim, si dhe të bashkangjiten (në attach) kopje të bexhit për secilin aplikues për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim, si dhe deklaratë e firmosur për konfirmim se nuk jeni të infektuar dhe nuk keni shenja infektimi me COVID-19.

P.S. Për shkak të kufizimeve që UEFA ka vendosur, numri i gazetarëve do të jetë shumë i limituar. Në këtë mënyrë, do të ketë një filtrim dhe vetëm gazetarët e akredituar do të njoftohen me email.

Njëkohësisht ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp para ndeshjes SHKËNDIJA- TOTTENHAM HOTSPUR FC do të mbahet të mërkurën (23.09.2020) në hapsirat e stadiumit ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në orën 19:30, ndërsa në të njëjtën do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Ernest Gjoka dhe kapiteni Egzon Bejtullai. Nga skuadra angleze kanë njoftuar se në Shkup nuk do të zhvillojnë seancën e paraparë stërvitore para ndeshjes, e si rrjedhojë nuk do të mbajnë as konferencë për shtyp.

Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME