Akrapoviq dhe Hasani flasin para mediave të mërkurën ora 11:00

No image

Shkëndija vazhdon garat në xhiron e tretë të Liga Evropës dhe kundërshtari rradhës do të jetë Mlada Boleslav nga Çekia. Takimi i parë luhet të enjten në Shkup, ndërsa një ditë më parë para mediave do të dalin shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani.

 KF Shkëndija të mërkurën (27.07.2016) organizon press konferencë para duelit KF SHKËNDIJA vs MLADA BOLESLAV në kuadër të xhiros së tretë të eliminatoreve për Liga Evropa, që do të zhvillohet më 28.07.2016 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.  Takimi me gazetarë do të mbahet në sallën për press konferenca te stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 11:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani.

 KF Shkëndija fton gazetarë, fotografë dhe kameramanë të ndjekin këtë ngjarje.

 Pas përfundimit të press konferencës do të ndahen akreditimet për takimin KF SHKËNDIJA vs MLADA BOLESLAV.

 Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Çekia në Shkup do të arrijë të mërkurën (27.07.2016). Do të vendosen në hotelin ‘Aleksandar Pallace’ ndërsa stërvitjen zyrtare para ndeshjes do ta zhvillojnë të mërkurën në orën 19:00 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 18:40 MLADA BOLESLAV parasheh të zhvillojë takim me mediat.

 

Ndeshja SHKËNDIJA- MLADA BOLESLAV zhvillohet të enjten në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:00.

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.