Akrapoviç merr 7 juniorë në Ohër

Shkëndija prej të enjten transferohet në Ohër ku për një javë do të zhvillojë fazën e parë të përgatitjeve dimërore. Me ekipin e parë stafi teknik ka marrë 7 futbollistë të rrinjë, të cilët kanë bindur me paraqitjet e tyre se janë e ardhmja e Shkëndijës. Më 20 janar ekipi kthehet në Tetovë, ndërsa faza e dytë do të zhvillohet në Antalia.

1312016-9

‘Kuqezinjtë’ kanë përfunduar testimet e ndryshme që zakonisht bëhen në start të përgatitjeve, ndërsa prej të enjten fillojnë përgatitjet e vërteta me nga dy seanca stërvitore në ditë. Ekipi mëngjesin e të enjtes transferohet në Ohër, ku do të nis realizimi i planprogramit përgatitor.  Shkëndija me përgatitje nisi të dielën (10 janar), ndërsa ditët e para u kryen teste të ndryshme mjekësore dhe fizike. Stafi teknik ka vendosur që në fazën e parë të përgatitjeve të merr me vete mes tjerëve edhe 7-të futbollistë nga shkolla e futbollit (Besnik Shabani, Ardit Zeqiri, Shefit Shefiti, Ard Kasami, Burim Kurti, Arbin Zejnullahi dhe Agon Husejni), të cilët do të kenë mundësi të shijojnë një fazë përgatitore me skuadrën e parë. Në Ohër do të qëndrohet deri më 20 janar kur parashihet kthimi për në Tetovë, ndërsa më 24 janar ekipi udhëton drejt Antalisë së Turqisë ku do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve.

1312016-4

Trajneri Bruno Akrapoviç një ditë para nisjes për në Ohër ka folur në lidhje me përshtypjet e para të punës në krye të ekipit ‘kuqezi’.

Për mua ditët e para ishin si rëmujë, shumë punë, shumë mbikqyrje, persona të rij që kam njoftuar. Në përgjithësi një përshtypje e parë e përkryer, pasi jam pranuar shkëlqyeshëm në të gjithë, nga ana e klubit, njerëzit rreth klubit. Kështu që jam i impresionuar me përshtypjet e para dhe tani fillojmë të punojmë. Nisëm me disa testime të cilat me ditën e sotme kanë përfunduar. Kemi vlerësim të gjendjes së ekipit dhe nesër fillojmë ashtu si kam planifikuar
, komentoi Bruno Akrapoviç në lidhje me përshtypjet e para të qëndrimit të tij në Tetovë.

101

Megjithëse ai është në Tetovë vetëm disa ditë, periudhën e kaluar ka analizuar ekipin dhe ka shumë info rreth skuadrës.

Kjo është puna ime, të informohem dhe të mësoj ca gjëra që patjetër duhet t’i dij. Nuk mund të pranoj një punë nëse nuk grumbulloj informata. Dmth kjo ishte detyra ime në kohën e lirë, të mbledh sa më shumë informata, të mund njoftohem me lojtarët, me stilin e lojës dhe mënyrën se si frymon ekipi. Dmth çka është e rëndësishme në skuadër, çka mund të kontribuoj unë për të luajtur më mirë dhe të analizoj cilat janë pikat tona të dobëta dhe cilat të mira
, tha Akrapoviç, sipas të cilit Shkëndija posedon ekip cilësor që ka hapsirë të ngritet edhe më shumë.
Kam njohuri të mjaftueshme që të mund të them se kemi skuadër të mirë, ekip dinamike, se kemi skuadër që teknikisht është shumë e mirë, me lojtar individual të mirë, por gjithashtu disa gjëra që mua më kanë rënë në sy, tani nuk do t’i them publikisht cilat janë, por patjetër t’i përmirësojmë urgjentisht për të avansuar edhe më shumë punën e ekipit
. Trajneri boshnjak me karrierë të pasur prej futbollisti në Gjermani paralajmëron se Shkëndija do të aplikojë stil loje dinamike dhe dominuese.
Stili jonë i lojës do të jetë dominant, dmth nëse gjithë themi se kemi ekip të mirë dhe themi se posedojmë skuadër dinamike, atëherë patjetër të gjithë të punojmë në atë të ndërtojmë një stil të tillë të lojës për të qenë dominant kundër skuadrave tjera. Pa nënçmuar ndonjë ekip, insistoj se kemi skuadër të shkëlqyeshme, ekip që mund të luajë në rezultat dhe ashtu do të luajmë“.

1312016-3

Trajneri i Shkëndijës nuk dëshiron të flaës para kohe për premtime, por garanton ekip sakrifikuese që do të kërkojë me gjithë forcat përmbushjen e objektivave.

 Mund të presim një ekip që do të japë gjithçka në teren, të them të jap shpirtin në teren në zhargonin futbollistik. De gjithë njerëzit do të identifikojnë atë stil të lojës dhe se në shtëpi do të shkojnë të kënaqur. Ndonjëherë nuk mund me fjale të garantohet suksesi, pasi shumë faktorë ndikojnë në atë. Detyra ime është që ato faktorë negativ t’i zvogëloj deri në minimum dhe të ngrisim ato që na garantojnë se do të fitojmë tituj
 , përfundoi Bruno Akrapoviç.

1312016-8

1312016-1

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.