Ahmedi: Të bashkuar i realizojmë objektivat

No image

Mesfushori ofenziv i kënaqur me fazën e parë të përgatitjeve, beson se sezoni i ri do të sjell një Shkëndijë të nivelizuar dhe entuziaste.  

• “Më në fund u rikthyem gjithë së bashku, na kishte munguar kjo atmosferë si ekip”
• “Duke punuar me pozitivitet dhe intensitet së bashku do të arrijmë qëllimet si grup”
• “Çdo individ në ekip është i rëndësishëm, forca e kësaj skuadre është kolektivi”
• “Funksionojmë me moton ‘Një për gjithë, gjithë për një’, kështu kapim qëllimin”

Shkëndija zhvillon ditën e tretë të përgatitjeve në Mavrovë dhe skuadra maksimalisht e karikuar po realizon planprogramin e stafit teknik. Të detyruar të qëndrojnë jashta fushës për më shumë se katër muaj si rezultat i pandemisë me CoVid-19, futbollistët nuk fshehin kënaqësinë që më në fund mund të punojnë si grup. Mesfushori ofenziv, Valon Ahmedi manifeston optimizëm para sezonit të ri dhe beson se një Shkëndijë e bashkuar do t’ia del të realizojë objektivat.  

Valon Ahmedi: “Më në fund u rikthyem gjithë së bashku, na kishte munguar kjo atmosferë si ekip. Për momentin jemi bashkë këtu në Mavrovë dhe të them të drejtën përgatitjet janë duke shkuar shumë mirë. Intensiteti është duke u ngritur çdo ditë, shpresoj të mos kemi lëndime dhe të them të drejtën kështu si grup për mometin jemi shumë pozitiv sepse kemi qëndruar pa futboll katër muaj, që nuk ishte e lehtë për ne pasi jemi profesionistë dhe e kemi punë të jemi në fushë. Fatmirësisht jemi rikthyer dhe besojmë që nga dita në ditë duke punuar me pozitivitet dhe intensitet në seancat stërvitore, së bashku do të arrijmë aty ku e kemi për qëllim si ne si grup, por edhe si ekip.

Valon Ahmedi: “Nuk ishte e lehtë peridha që lamë pas edhe pse këto katër muajt që kemi qëndruar në shtëpi kemi pasur programe individuale nga stafi teknik, kështu që sadopak jemi munduar ta mbajmë formën fizike. Normal që puna në grup është diçka tjetër, por deri tani gjërat janë duke shkuar shumë mirë. Shpresojmë mos kemi lëndime, që është gjëja më kryesore, pasi vlerësoj se çdo individ në ekip është i rëndësishëm pasi forca e kësaj skuadre është grupi dhe ne funksionojmë me moton ‘një për të gjithë, të gjithë për një’. Nëse mendojmë me këtë mentalitet, vetëm kështu do të mund të arrijmë sukseset.”

Valon Ahmedi: “Është pozitive që jemi bashkë këtu në Mavrovë në më shumë aspekte. Stërvitemi në kohën e duhur, ushqehemi në kohën e duhur dhe jemi gjithë kohën bashkë. Sinqerisht na kanë munguar edhe ata bisedat bashkë që i kemi brenda grupit, kështu që për momentin jemi shumë të lumtur dhe shpresoj të vazhdojmë kështu.”

Valon Ahmedi:“Sezonin e ardhshëm pres të jemi në nivelin e duhur. Për mua personalisht jemi grup shumë i mirë, me një entuiazëm në nivel. Shkëndija si klub synimet i ka shumë të larta, pasi edhe përfaqëson gjithë shqiptarinë këtu në vend. Mendoj se me punë, angazhim , gjithë të bashkuar me moton ‘një për të gjithë, gjithë për një’ do të arrijmë të jemi aty ku e kemi qëllim të gjithë.”

Share Now