6 ndeshje pa publikë dhe gjobë prej 1 200 euro

No image

Incidentet e shkaktuara nga ana e tifozëve në gjysmëfinalen e Kupës kundër Vardarit në Tetovë, i kushtojnë klubit zhvillimin e 6-të ndeshjeve si vendas pa prani të tifozëve, si dhe gjobë në vlerë prej 1 200 eurove.

Komisioni për Disciplinë pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ka shqiptuar masa të rrepta ndaj KF Shkëndija, pas incidenteve të shkaktuara nga tifozët gjatë takimit të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë përballë Vardarit. Hyrja e tifozëve në teren dhe hedhja me gjësende të ndryshme sjellin ndëshkime rigoroze për klubin, që detyrohet të luajë pa prani të tifozëve 6-të ndeshjet e rradhës si vendase dhe njëkohësisht duhet të paguajë gjobë në vlerë prej 1 200 eurove. Duke pasur parasysh faktin se deri në fund të këtij sezoni Shkëndijës i kanë mbetur edhe katër takime si vendase, nënkuptohet se edhe në start të sezonit të ardhshëm 2017/2018 ekipi në dy takimet e para do të luajë me tribuna të mbyllura.

Dënimi hyn në fuqi menjëherë, kështu që ndeshja e xhiros së 29-të në LPFM ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit të mërkurën ((26.04.2017) do të luhet pa praninë e publikut.