MATCH PREVIEW | Xhiroja e 30: Shkupi-Shkëndija

No image

“Kuqezinjtë” të dielën do të jenë mysafirë të Shkupit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të LPFM-së.

Futbolli vendor vazhdon ritmin e ngjeshur me Shkëndijën që në 11-të ditë (prej 15 deri më 26 prill) zhvilloi 5 ndeshje.

Nga fitorja në transfertën me Pelisterin dhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales me Vardarin ku “kuqezinjtë” avansuan në finale të Kupës, deri te ndeshja e javës së shkuar me Sileksin në Kratovë dhe fitoren 3:1 të mërkurën në Tetovë. Tani pason takimi me Shkupin që do të jetë ndeshja e pestë e Shkëndijës në 15-të ditë. Lodhja është evidente dhe për këtë arsye stafi teknik ka punuar në rikuperimin e futbollistëve për sfidat e rradhës ku kërkohet sukses në secilën prej tyre. Shkupi ka llogaritë e veta në luftën për mbijetesë, “kuqezinjtë” respektojnë ekipin nga Çairi, mirëpo në Shkup shkohet për tre pikë.


“Ndeshja e nesërme kundër Shkupit do të jetë ndeshje e vështirë si çdo ndeshje tjetër. Ne patjetër të luajmë lojën tonë ashtu si dimë ne dhe të fitojmë tre pikë. Për këtë jam i sigurtë”, shprehet sulmuesi Dino Medjedoviç.


Pas dy ndeshjeve pezullim pas kartonit të kuq kundër Vardarit në Kupë në skuadër kthehet kapiteni Hasani, ndërsa mungon Bejtullai që është rikuperuar dhe pritet të jetë në kombinim për xhiron e 31.

Përballja Shkupi-Shkëndija luhet të dielën në Çair me fillim në orën 16:00.