1/4 e Kupës: Shkëndija U 18 fiton 2:1 Vardarin  

No image

Dy gola të Albin Ramadani i kanë dhënë Shkëndijës U18 fitore 2:1 përballë Vardarit në takimin e parë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë për kadetë.

Shkëndija U18 siguron epërsi minimale por të rëndësishme para ndeshjes së kthimit me Vardarin në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Skuadra e Berat Imerit zhvilloi një takim pozitiv dhe me meritë fitoi 2:1, megjithëse në bazë të lojës dhe nevojës mund të ishte shmangur goli i pranuar në pjesën e dytë. Albin Ramadani ishte në qendër të vëmendjes me dy gola të shënuar. Fillimisht në minutën e 18-të realizoi për epërsi 1:0, ndërsa i njejti futbollist në minutën e 31 sjell edhe golin e dytë për epërsi solide 2:0. Pjesa e dytë vazhdoi me rritëm të njejtë, mirëpo mysafirët arritën të shënojnë për 2:1 me anë të Naumçeskit në minutën e 51. Deri në fund nuk pati ndryshim, kështu që Shkëndija U18 në takimin e kthimit do të shkojë me epërsi minimale.

 

SHKËNDIJA U18 – VARDAR U18 2:1 (2:0)
Golashënues: 1:0 Alb. Ramadani 18’, 2:0 Ramadani 31’, 2:1 Naumçeski 51’
SHKËNDIJA U18: Abazi, Rexhepi, Ramiq, Karimani, Alb. Ramadani, Hajredini, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi.
Luajtën edhe: Adh. Ramadani, Ajdini, Jakupi, Sinani, Ameti, Arsllani.
Trajner: Berat Imeri

LEXO: Shkëndija U 19 barazon 3:3 me Vardarin në Shkup