Match-Preview | AIK vs Shkëndija

No image

Kuqezinjtë kanë arritur në Stokholm të Suedisë, ku të enjten në stadiumin Friends Arena do të zhvillojnë ndeshjen e parë të raundit të tretë të UEFA Ligës së Konferencës ndaj ekipit vendas të AIK-ut. Kuqezinjtë nga Stokholmi do të kërkojnë të kthehen me rezultat pozitiv, që më pas në ndeshjen e kthimit të kualifikohen në ndeshjet playoff të Ligës së Konferencës  

Detajet e ndeshjes:

E enjte, 4 gusht
Raundi i tretë eliminator i UEFA Conference League
Stadiumi Friends Arena në Stokholm
🆚 AIK  | ⏱ 19:00 | 📺 SS

Opinioni:

Adenis Shala: “Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi që skuadra kundërshtare e AIK-ut është skuadër mjaft cilësore. Por mendoj se pikërisht këto skuadrat si AIK-u janë rast i mirë për ne që të dëshmojmë cilësitë tona dhe të tregojmë se kemi kapacitet që të përballemi me çdo kundërshtar. Në dy raundet e para kemi luajtur shumë mirë dhe ndaj AIK-ut e kemi rastin që të dëshmojmë se ndeshjet e kaluara i kemi fituar me plot meritë. Me rëndësi do të jetë që në Stokholm të nxjerrim një rezultat pozitiv, e që pastaj në ndeshjen e kthimit, me përkrahjen e tifozëve tanë të flaktë, të arrijmë kualifikimin në raundin e radhës”.

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Bram Van Driessche, do t’i ndihmojnë Kevin Monteny dhe Romain Devillers, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Kevin Van Damme, që të gjithë nga Belgjika.

Të rejat në skuadër:

Në këtë ndeshje të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Shaqiri dhe janë të gatshëm për lojë.

Kundërshtari:

AIK Stockholm është klub i themeluar para 131 vitesh, respektivisht në vitin 1891. Momentalisht gjendet në vendin e tretë në tabelën e klafisikimit në Allsvenskan, kategoria më e lartë e futbollit në Suedi. Është hera e parë në historikun e Shkëndijës që në garat në kompeticionet evropiane përballemi me një ekip nga Suedia.


SHPËRNDAJE

TË NGJASHME